0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Turqia gjithnjë i ka prirë kauzës palestineze”

Më të lexuarat

“Presidenti Erdoğan ka garantuar se Turqia nuk do t’ia kthejë shpinën Palestinës edhe sikur të gjithë t’ia kthenin”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kıran

 

Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kıran, tha se Turqia gjithnjë i ka prirë kauzës palestineze dhe shtoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen dhe solidaritetin për popullin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Urojmë që ky solidaritet të jetë i dobishëm për kauzën palestineze. Tashmë presim që komuniteti ndërkombëtar të shfaq sensivitet në këtë aspekt dhe të bëjë hapa konkrete”, tha Kıran në një aktivitet në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidarizimit me Popullin Palestinez, i organizuar në mikpritje të Ambasadës së Palestinës në kryeqytetin turk.

“Turqia gjithnjë i ka prirë kauzën palestineze. Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan ka qenë prijës i kauzës palestineze”, shtoi Kıran.

Zëvendësministri turk tha se presidenti Erdoğan ka kontribuar në përforcimin e kauzës, popullit dhe shtetit palestinez.

“Presidenti Erdoğan ka garantuar se Turqia nuk do t’ia kthejë shpinën Palestinës edhe sikur të gjithë t’ia kthenin. Ka thënë se Kudsi është vija jonë e kuqe. Ka thënë se do të jetë në anën e popullit palestinez deri në frymën e fundit. Këtu edhe një herë e pamë reflektimin konkret të kësaj”, shtoi Kıran.

Ndërkaq, ambasadori palestinez në Ankara, Faed Mustafa, tha për AA se Izraeli në mënyrë të planifikuar shkakton luftë dhe përleshje né vend të paqes dhe stabilitetit.

“Gaza sulmohet, bllokohet, lihet në uri dhe shndërrohet në spitalin më të madh në botë pa u menduar të drejtat e njeriut”, tha Mustafa.

Mustafa tha se bëhen përpjekje për hebraizimin e qytetit të Kudsit, duke shtuar se me ligjet “fashiste” të miratuara, Izraeli do të ndërtojë një shtet aparteidi dhe do t’i japë fund zgjidhjes me dy shtete.

Ambasadori palestinez theksoi se këto praktika të Izraelit inkurajohen nga mbështetja dhe mbrojtja që ofrojnë SHBA-të, qeveria e së cilës, siç tha ai, qorrazi mban anën e qeverisë okupatore.

“Duam të shfaqim falënderimet dhe mirënjohjen tonë për kryesinë, qeverinë dhe popullin e Republikës së Turqisë për qëndrimin që kanë në lidhje me kauzën e popullit tonë. Mbështetja, përpjekjet, qëndrimi, idetë dhe iniciativat e Turqisë janë krenari për ne. Ky është reflektim i marrëdhënieve të thella historike në mes të Palestinës dhe qeverive të Turqisë dhe popujve vëllazërorë”, tha Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit