-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Turqia do të ketë rol kryesues në financimin islam”

Më të lexuarat

Mohammed Kateeb, shprehet i bindur se Turqia ka rolin e liderit sepse është një qendër në financimin islam, meqë aktualisht, është njëri nga tre tregjet kryesore të këtij lloji të financimit

 

STAMBOLL (AA) – Turqia ka një rol kryesues në financimin islam, thotë kreu i provajderit softuerik të bankimit islam “Path Solutions”.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Mohammed Kateeb, shprehet i bindur se Turqia ka rolin e liderit sepse është një qendër në financimin islam, meqë aktualisht, është njëri nga tre tregjet kryesore të këtij lloji të financimit.

Ai ishte pjesëmarrës aktiv në forumin global të Këshillit të Përgjithshëm të Bankimit Islam (CIBAFI), që u mbajt në Stamboll, që në fokus të punimeve kishte përmbushjen e detyrimeve të industrisë, paralelisht me të qenurit konkurrues në tregjet globale financiare.

Kateeb bëri të ditur se CIBAFI ka shprehur interesin për Turqinë, sepse siç tha, “tregu turk është shumë i avancuar në teknologji”.

Kreu i Path Solutions, foli për përkushtimin e tyre për të kontribuar drejt forcimit të industrisë së financimit islamik, duke shtuar se në këtë drejtim është i një rëndësie të veçantë zhvillimi i teknologjisë “blockchain”, e cila regjistron dhe verifikon transaksionet në mënyrë të sigurt duke u bazuar në kriptografinë.

“Ne besojmë se zhvillimi i blockchainit është shumë i rëndësishëm për financat islame, sepse bllokada ju mundëson të ndiqni gjurmën në një mënyrë të sigurt dhe transparente, si dhe ju mundëson të shkëmbeni dokumentacionin, siç janë kontratat, në mënyrë të sigurt”, shtoi ai.

Kateeb thotë se siguria dhe transparenca janë shumë të rëndësishme për financimin islam, sepse është i bazuar në asetet.

“Unë besoj se blockchain do të eliminojë ndërmjetësimin nga shumë transaksione”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit