Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Agjencia e Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) do të dërgojnë edhe 108 mauna të tjera me ndihma për banorët e Mosullit që janë larguar nga luftimet në qytet.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Agjencia e Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) vazhdojnë t’u vijnë në ndihmë banorëve të Mosullit në Irak, të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të kthehen në refugjatë për shkak të luftimeve në qytet.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe AFAD kanë dërguar në rajon 108 mauna (TIR) me ndihma.
Përmes Erbilit ndihmat do të shpërndahen në kampet e refugjatëve që janë ngritur përreth Mosullit.
Maunat që nisen nga Turqia fillimisht shkojnë në Erbil.
Në partinë e fundit të ndihmave Gjysmëhëna e Kuqe Turke mori pjesë në autokolonë me 30 mauna, kurse AFAD-i ka dërguar 78 mauna me ndihma.
Forcat e ushtrisë irakiane, forcat peshmerge dhe Garda e Ninevës, pjesa më e madhe e së cilës janë trajnuar nga ushtria turke në kampin Bashika, më 17 tetor kanë filluar një operacion për spastrimin e qytetit të Mosullit nga organizata terroriste DAESH.
Që nga fillimi i operacionit e deri më tani Turqia ka dërguar në rajon 50 mauna me ndihma, që kapin vlerën e 3 milionë dollarëve.
Bashkë me partinë e fundit Turqia ka dërguar në Irak 158 mauna të ngarkuara me ndihma humanitare për personat në nevojë.