9.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Turqia ofron stimuj të rinj për studentët e huaj

Më të lexuarat

Departamenti i Kryeministrisë për turqit që jetojnë jashtë atdheut dhe marrëdhënieve me komunitetet e afrishme -YTB vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve dhe bursave që ofron për studentët e huaj.

Kryesia e departamentit të Kryeministrisë për turqit që jetojnë jashtë atdheut dhe marrëdhënieve me komunitetet e afrishme -YTB (Yurtdışı Türkler ve Akraba Topluluklar Başkanlığı) planifikon të krijojë në vitin 2017 “Sistemin informativ të studentëve dhe të diplomuarve ndërkombëtar”.

Nga buxheti i këtij departamenti për studentin që vjen për herë të parë për studime në Turqi do të përballohen biletat e udhëtimit (me avion), shpenzimet e shkollës, kontributet për sigurimet mujore si dhe shpenzimet për strehimin.

Këto aktivitete si dhe objektivat për vitin e ardhshëm të Kryesisë së YTB-së kanë zënë vend në doracakun e projektbuxhetit të vitit 2017. Në këtë doracak shpjegohen edhe projekte të ndryshme për studentët e huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet turke.

Sipas doracakut në fjalë për studentët që vijnë në Turqi do të praktikohen sipas planifikimit shërbimet e orientimit profesional dhe karrierën akademike si dhe shërbimet për orientimin social e kulturor, në mënyrë që ata ti përfundojnë me sukses proceset arsimore.

Në kuadër të parimeve të përcaktuara në dokumentin strategjik për studentët ndërkombëtar, të cilin kryesia e YTB-së e ka përgatitur në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është planifikuar edhe krijimi i “sistemit informativ për studentët ndërkombëtarë që vazhdojnë studimet dhe janë diplomuar”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit