Turqia dënoi sulmin ndaj xhamisë që ndodhet në pjesën greke të Qiprios.
Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se dënon sulmin e djeshëm ndaj një xhamie në fshatin Episkopi në Limasol.
Deklarata e përshkroi sulmin si një “akt provokues”.
“Është e qartë se veprime të tilla provokuese, të kryera në një kohë kur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Qipros po intensifikohen, nuk do të ndihmojnë në krijimin e besimit midis dy popujve”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi dakord me thirrjen e Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Zt. Ersin Tatar, për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i paraqitur ata para gjyqit sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa presim që çështja të ndiqet me seriozitetin dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të papranueshme të mos ndodhin më”, shkruhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.