12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqia dënoi sulmin ndaj xhamisë në pjesën greke të Qipros

Më të lexuarat

Turqia dënoi sulmin ndaj xhamisë që ndodhet në pjesën greke të Qiprios.

Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se dënon sulmin e djeshëm ndaj një xhamie në fshatin Episkopi në Limasol.

Deklarata e përshkroi sulmin si një “akt provokues”.

“Është e qartë se veprime të tilla provokuese, të kryera në një kohë kur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Qipros po intensifikohen, nuk do të ndihmojnë në krijimin e besimit midis dy popujve”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi dakord me thirrjen e Presidentit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Zt. Ersin Tatar, për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i paraqitur ata para gjyqit sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa presim që çështja të ndiqet me seriozitetin dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të papranueshme të mos ndodhin më”, shkruhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit