9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqi, shkarkohen nga detyra 12.801 të punësuar në Drejtorinë e policisë

Më të lexuarat

Nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, në Turqi janë shkarkuar nga detyra 12.801 të punësuar në Drejtorinë e policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Drejtorisë thuhet se ekzistojnë dyshime serioze se personat e shkarkuar nga detyra kanë kontakte të vazhdueshme me organizatën e lartpërmendur e cila paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në mesin e të shkarkuarve gjenden 2.523 komandues. Rikujtojmë se personeli ushtarak, besnik i organizatës terroriste FETO më 15 korrik kreu një tentativë për grusht shteti në Turqi ku mbetën të vrarë 241 njerëz.

Autoritetet turke kanë kërkuar ekstradimin e drejtuesit të kësaj organizate terroriste Fethullah Gylen i cili qëndron në ekzil të vetshpallur në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit