1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Turqi: sfidanti Erdoganit, me këpucë mbi një sexhade lutjesh

Më të lexuarat

Kandidati republikan i frymës antifetare kërkon falje

Turqia është përfshirë nën ethe zgjedhjesh. Kjo do të thotë që do deklaratë apo gjest i palëve të shihet mes tyre me lupë. Kështu, pushteti ka evidentuar faktin që Kemal Kilisdaroglu, kreu i opozitës, kandidat për President, ka shkelur me këpucët e tij në një qilim lutjeje, i cili konsiderohet mungesë respekti ndaj botës muslimane. Ai është kreu i CHP-së, një parti laike, aspak dashamirëse me besimin, duke qenë se trashëgon frymën ataturkiste.

Ministrin e Drejtësisë Bekir Bozdag reagoi duke thënë se ky është “mosrespektim i madh ndaj simboleve tona fetare”. “Namazi është nderi i besimtarit. Është shumë mosrespektim ndaj simboleve tona fetare të shkelësh në tapetin e lutjes me këpucë. Por ajo që bëri Kemali nuk na befasoi”, tha ministri turk për Hurriyet.

Kilisdaroglu ka nxituar të kërkojë falje duke theksuar: “Më falni, më falni që nuk e pashë qilimin e namazit. Nuk do të doja kurrë të lëndoja dikë në botë, veçanërisht kombin tim”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit