22.6 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Fitore e një filoserbi në Mal të Zi: fundi i “epokës Gjukanoviç”

Më të lexuarat


Jakov Milatoviç: Nata që kemi pritur më shumë se 30 vjet!

Milo Gjukanoviç, presidenti më jetëgjatë në Ballkan pas 90-ës, ka pësuar disfatën e dytë elektorale, duke bërë që epoka e tij politike të mbyllet përfundimisht.

Pasi humbi përballë shqiptarit Dritan Abazoviç në zgjedhjet parlamentare, ku partia e tij ra nga pushteti pas afro tre dekadash, tashmë ai ka humbur dhe Presidencialet përballë një tjetër rioshi në politikë, Jakov Milatoviç.

Në raundin e dytë, ky i fundit fitoi 60,1 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviç 39,9 për qind.

Pas fitores, Milatoviç deklaroi në konferencën për shtyp:

“Sonte është nata që e kemi pritur për më shumë se 30 vjet. Le të jemi të gjithë të bekuar me këtë fitore. Le të jemi të bekuar me fitoren e një Mali të Zi të pajtimit, sepse kjo është me të vërtetë një fitore për një Mal të Zi të pajtimit dhe për të gjithë. Mali i Zi sonte bëri një hap vendimtar përpara: i tha një lamtumirë vendimtare regjimit të Gjukanoviçit dhe bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi më të pasur, më të drejtë, më të barabartë, më të bukur dhe më evropian. Patçim fat!”.

Por tej këtyre fjalëvë të bukura, fitorja e tij përcjell ndenjën e një fitore te serbofilizmit në Mal të Zi, pasi Milatoviç konsiderohet si “i gatuar” në kuzhinën serbe.

Ndaj dhe ata që po festojnë sonte në Mal të Zi janë filoserbët e atyshëm, deri dhe me parrulla për “Kosovën si Serbi”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit