Raportet nga Turqia flasin se kryengritësit kurdë kanë sulmuar disa njësi ushtarake turke në Turqinë juglindore, duke nxitur përleshjet në të cilat vdiqën 10 kryengritës dhe tetë ushtarë turq.
Autoritetet thanë se 16 ushtarë turq janë plagosur në luftimet, të cilat ndodhën në provincën juglindore te Hakarit, afër kufirit turk me Irakun.
Kryengritësit e Partisë së ndaluar Punëtore të Kurdistanit, ose PKK, luftojnë për më shumë se 30 vjet për autonomi më të madhe në Turqinë juglindore.
Rreth 45 mijë njerëz- civilë turq dhe kurdë, si dhe luftëtarë, janë vrarë që kanë filluar luftimet në vitin 1984./BS/kohaislame