1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqi, fillon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më të lexuarat

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu.
Miliona votues filluan të shkojnë drejt qendrave të votimit në Türkiye për të hedhur votën e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.

Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.



Më shumë se 64,1 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata jashtë vendit. Rreth 1,92 milion shtetas turq kanë votuar tashmë në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu për një mandat pesëvjeçar.


Türkiye, fillon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Türkiye, fillon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Votimi në përfaqësitë diplomatike përfundoi të mërkurën, ndërsa do të vazhdojë në portat doganore deri në orën 17:00 sot.

Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesoi në raundin e parë me 49,52 për qind.

Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit