21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të prekurve nga tërmeti në Turqi, u sigurohet transport falas për të votuar

Më të lexuarat

Të evakuuarit nga zona e tërmetit të Turqisë u kthyen në provincat e tyre nga të gjitha anët e vendit për të votuar, raportoi Andrew Wilks i Al Jazeera.

Në Kirikkale të Anadollit qendror, Aziz Duru u nis me autobus herët të dielën për në provincën e tij të lindjes, Malatya për të hedhur votën e tij, një udhëtim prej 280 miljesh (450 km).

“Po shkoj sepse mendoj se duhet të kryej si detyrë kombëtare”, tha ai për agjencinë private të lajmeve Ilhas.

“Do të shkoj sot dhe do të kthehem pas votimit në mëngjes”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Zëvendësguvernatori i Kirikkale, Ahmet Sait Kurnaz tha se rreth 300 viktimave të tërmetit u është ofruar transport falas nga agjencia e fatkeqësive AFAD, për t’u kthyer në qytetet dhe fshatrat e tyre për të votuar.

Qindra mijëra njerëz u larguan nga rajoni jugor i goditur nga tërmetet e shkurtit, të cilët vranë më shumë se 50,000.

Ndërsa rindërtimi është duke u zhvilluar, shumë prej tyre mbeten në pjesë të tjera të Turqisë, duke jetuar në konvikte, salla sportive ose me të afërmit ndërsa presin të kthehen. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit