0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

TURP NGA ZOTI, APO NGA NJERËZIT?!

Më të lexuarat

TURP NGA ZOTI, APO NGA NJERËZIT?!

Junus b. Abdul-E’ala, rhm, thotë:
“Imam Shafia më tha:

“O Ebu Musa, t’i kënaqësh njerëzit, është një synim që nuk mund të arrihet, dhe këtë nuk po ta them vetëm si këshillë.
Dije se është e pamundur të shpëtosh veten nga njerëzit, prandaj shiko se çfarë është e dobishme për ty (në këtë dhe botën tjetër) dhe qëndro në të, e lëri njerëzit cfarë thojnë e cfarë bëjnë!”
Ebul-Hasan el-Aburi, “Menakibu-sh-Shafi’i”, fq. 90.

P.S.
Shpeshherë i dëgjojmë njerëzit që kur e bëjnë një haram thojnë:
“s’mërzitem unë çfarë thojnë të tjerët për mu…”,
Por, kur u thua se duhet të mbulohen, mos t’i bëjnë dasmat me haram, mos të bëjnë për të vdekurit e tyre bidatin e të shtatës apo katerdhjetës, apo…
të thonë:
“por, nëse se bëj kështu apo ashtu, (qoftë dasmen, vdekjen, apo mbulesën, etj.), çfarë do të thojnë njerëzit për mu?!!”

Subhanallah, sa mendjelehtë që jemi, më shumë i frikësohemi vlerësimit të njerëzve për ne, se të vetë Allahut, Krijuesit tonë!

Allahu na udhëzoftë!

“Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e atyre.”
Nisa, 108.

“يستخفون من الناس ولا يستخفون من الله وهو معهم إذ يبيتون ما لا يرضى من القول وكان الله بما يعملون محيطا.”

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit