3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Türkiye dënon Izraelin për planet për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ankaraja zyrtare vlerëson se vendbanimet e reja “shkaktojnë dëm serioz në perspektivat e një paqeje të qëndrueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”

Türkiye dënoi autoritetet izraelite për përshpejtimin e aktiviteteve të paligjshme të vendbanimeve dhe planifikimin për të ndërtuar vendbanime të reja kolone në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.

“Ne dënojmë autoritetet izraelite për rritjen e aktiviteteve të tyre të vendbanimeve të paligjshme dhe planet për të ndërtuar 4.500 njësi të vendbanimeve të reja ilegale në të paktën 19 qytete në Bregun Perëndimor”, tha Ministria e Jashtme e Türkiyes në një deklaratë me shkrim.

Ankaraja zyrtare i quajti aktivitetet e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit si “të papranueshme”, pasi ato, siç thuhet në deklaratë, “shkaktojnë dëm serioz në perspektivat e një paqeje të qëndrueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”.

Türkiye “do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete në bazë të kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet, duke siguruar krijimin e një Palestine të pavarur dhe sovrane me integritet territorial”, shtohet në deklaratë.

Deklarata e Türkiyes erdhi pasi qeveria izraelite dje shpalli tenderë të rinj për të ndërtuar rreth 4.500 njësi vendbanimesh në vendbanimet ekzistuese në gjithë Bregun Perëndimor.

Kombet e Bashkuara (OKB) e konsiderojnë aktivitetin e vendbanimeve izraelite si të paligjshëm dhe thonë se kjo minon zgjidhjen e dakorduar ndërkombëtarisht me dy shtete.

Vlerësimet tregojnë se rreth 700 mijë kolonë jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit