1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Truri nga këndvështrimi shkencor dhe teologjik

Më të lexuarat

Nga: Abdu Daim Kuhil

Truri nga këndvështrimi shkencor dhe teologjik

Përse gënjen njeriu dhe pse gabon ai? A ka në trurin e njeriut një zonë të caktuar e cila gjykon me gënjeshtrën dhe gabimin? Ku ndodhet qëndra e udhëheqjes dhe e sjelljes? Këto janë zbulimet më të reja për të cilat na flet Kurani…
 
Epiqëndra  e gënjeshtrave në tru
 
Si e shikonin njerëzit gënjeshtrën më parë dhe si e shohin tani? A kanë ndryshuar njohuritë njerëzore mbi këtë aspekt të rëndësishëm moral në jetën e njeriut? Nëse do ti hedhim një sy historisë do të shohim se njerëzit e kanë parë gënjeshtrën si një zakon të keq dhe e kanë gjykuar atë.
Por me zhvillimin e shkencës shkencëtarët përdorën prova logjike për lidhjen që ekziston mes konkretes dhe materiales dhe u përpoqën ti japin shpjegim logjik të pranueshëm. Ose thënë ndyshe: Pse gënjen njeriu? A ka zonë të caktuar në tru e cila është përgjegjëse për gënjeshtrën? Çfarë ndodh kur ne gënjejmë? Sa energji shpenzon njeriu kur gënjen? Nga ana tjetër çmund të themi për sinqeritetin? A ka ndryshime në tru kur njeriu gënjen dhe thotë të vërtetën? Këto pyetje i kanë vënë në punë shkencëtarët vitet e fundit, duke parë faktin se gënjeshtra ka marrë përmasa të mëdha, ndaj gjetën mënyra të besueshme për të zbuluar gënjeshtrën.
 
Eksperiment i ri për zbulimin e gënjeshtrës
 
Në vitin 2003 disa shkencëtarë bënë një eksperiment të mrekullueshëm për të zbuluar të fshehtat e gënjeshtrës. Qëllimi i eksperimentit ishte zbulimi i zonës së gënjeshtrës dhe a mund ta përdorim këtë aparaturë për të vërtetën tek kriminelët? Enigma e përgjigjes qëndronte në zbulimin e zonën përgjegjëse për gënjeshtrën në radhë të parë.
Pas eksperimentit dhe marrjes së shumë imazheve nga të gjitha pjesët e trurit, shkencëtarët zbuluan se kur njeriu gënjen në një zonë të trurit ndodh një proçes shumë i madh pune që tregohet në imazhet funksionale të rezonancës magnetike FMRI e cila është pjesa frontale të trurit.
Kështu shkencëtarët vërtetuan se pjesa e lartë ballore e trurit është përgjegjëse për gënjeshtrat! Këtë pjesë në gjuhë e quajnë “Balli i njeriut” ose pjesa më e lartë ballore e kokës në këtë pjesë truri.
Dijetari Skot Faro i cili bëri këto eksperimente thotë: Kur njeriu thotë të vërtetën apo kur është i sinqertë kjo zonë e trurit apo pjesa e përparme është gjithashtu aktive, si përfundim nxjerrim se zona ballore e trurit është përgjegjëse për të vërtetën dhe gënjestrën.
Gënjeshtra kërkon më shumë mund!
Eksperimentet e fundit në tru me anë të fotografimit MRI kanë vërtetuar se kur njeriu gënjen truri i tij punon më shumë dhe kështu që kërkon më shumë fuqi. Pra sinqeriteti kursen fuqi në punën e trurit.
Shkencëtarët tregojnë sot për një të vërtetë të re nga e cila truri është ndërtuar me thelb sinqeritetin apo siç shprehen për të me fjalët “Truri vepron mbi bazën e të vërtetës”, apo sinqeriteti supozohet rregulli për trurin!
Kriminelët ekspertë e kanë të lehtë të mashtrojnë çdo aparat që zbulon gënjeshtrën. Prandaj për këtë arsye dijetarët kthehen direkt tek qëndra e gënjeshtrës – në tru- dhe kjo bëhet përmes FMRI për të zbuluar gënjeshtrat e kriminelëve. Ata pohojnë se kjo mënyrë jep rezultate shumë të sakta. Sado që njeriu të jetë mjeshtër i gënjeshtrave ai nuk arrin të kontrollojë zonën e përparme të trurit të tij e cila është më aktive kur gënjen.
Edhe pse është vënë re ekzistenca e shumë zonave aktive gjatë gënjeshtrës megjithatë dijetarët këmbëngulin se është një zonë e caktuar në tru e cila është përgjegjëse për gënjeshtrat dhe ajo është zona më aktive gjatë proçesit të gënjeshtrës. Matjet siç e pamë kanë vërtetuar që pjesa e përparme e trurit është më aktive dhe për këtë arsye ajo është përgjegjëse për gënjeshtrat e njeriut.
 
Zona e gabimeve
 
Gjithashtu në një eksperiment të ri dijetarët kërkuan për burimin e gabimeve në tru dhe bënë një eksperiment skanimi (duke prekur plotësisht të gjithë trurin e njeriut) kur njeriu bën çfardolloj gabimi dhe rezultati ishte i paparashikuar. Kishte një zonë në tru e cila ishte përgjegjëse për gabimet që bën njeriu, por cila ishte kjo zonë?
Me këtë eksperiment dijetarët gjetën se pjesa ballore e trurit pikërish cipa e tij e përparme që quhet RACC, është ajo çka quajmë “balli” (truri frontal), është më aktiv kur njeriu gabon! Sa më i madh të jetë gabimi aq më aktive bëhet kjo zonë.
Teknologjia e re mbështetet në zbulimin e gabimeve kur truri preket nga rezonanca magnetike e cila zbulon intensivitetin e lëvizjes së gjakut kur gjaku lëviz me shpejtësi në pjesë të ndryshme të trurit. Sigurisht që kjo zonë nxehet më shumë dhe ajo është më aktive.
Pjesa frontale e trurit është dhe pjesa më e rëndësishme e tij, nëpërmjet kësaj realizohet orientimi i njeriut dhe i kafshës dhe në të përfundon marrja e vendimeve  të rëndësishme, qofshin të sakta apo të gabuara. Gjithashtu në këtë pjesë përfundon edhe planifikimi qoftë ai i mirë apo i keq.
 
Qendra e komandimit, e sjelljes dhe e orientimit
 
Eksperimentet bashkëkohore kanë qartësuar se kjo zonë kontrollon ndjenjat dhe mendimet e rëndësishme. Zona ballore e trurit është më aktive dhe nga kjo shkencëtarët zbuluan se kjo pjesë është përgjegjëse për komandimin e njeriut. Kështu që kjo është përgjegjëse për planifikimin tek njeriu, gjetjen e zgjidhjeve dhe për idetë e reja.
Eksperimentet e reja kanë vërtetuar se zona frontale e trurit apo pjesa ballore e tij është përgjegjëse për sjelljet dhe emocionet e njeriut dhe nga rezonanca magnetike është parë se zona ballore afër ballit është pika kyçe dhe më aktive gjatë sjelljeve, si gjatë sulmit apo tërheqjes dhe sjelljeve të tjera.
Përderisa kjo zonë e rëndësishme e trurit luan një rol të rëndësishëm në orientimin tonë vendor apo në orientimin tonë hapësinor ndryshimi më i rëndësishëm ndodh tek njeriu kur dëmtohet zona frontale e trurit të tij ai humb komandën e orientimit dhe çrregullon sjelljen në përgjithësi.
Pjesa frontale e cipës së trurit është më afër ballit të kokës dhe posedon komanda shumë të rëndësishme dhe gjithashtu bën lidhjen me pjesët e tjera të ndjeshme të trurit. Kjo zonë luan një rol të rëndësishëm në planifikimet dhe rregullin e trupit. Kjo pjesë e trurit kontrollon shumicën e punëve që bëjmë në jetën e përditshme, siç është marrja e vendimeve, përshtatja me gjërat e reja, gjetja e zgjidhjeve për shumë probleme, qëndrueshmëria në përkrahjen dhe kontrollin mbrojtës. Për këto arsye kjo pjesë kontrollon zona me rëndësi të lartë siç është vetëdija.
 
Kurani është i pari libër që cakton rëndësinë e pjesës frontale të trurit
 
Këto janë zbulimet më të reja, por që akoma shkencëtarët vazhdojnë kërkimet e tyre me eksperimente për të zbuluar të fshehtat e kësaj zone të ndjeshme të trurit, e cila ndodhet në pjesën e përparme të kokës, apo tek truri frontal. Por si e ka paraqitur Kurani këtë çështje shkencore në kohën kur askush në botë nuk dinte asgjë për këtë pjesë të trurit. Nuk dinte rreth punës dhe funksionit të tij, rëndësisë së tij që lidhet me gabimet, gënjeshtrat, drejtimin dhe udhëheqjen?
 
Gënjeshtra
 
Zoti thotë për Ebu Xhehlin: “A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon robin (Tonë) kur falet? A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë dhe që urdhëron për devotshmëri?! Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin, a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?! Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit), për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit. Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet. Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)! Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” Alek 9-19.
Vëmë re se arabët e kohës kur ka zbritur Kurani fjalën truri frontal e kuptonin pjesa më e sipërme e ballores së kokës (balli), më e larta dhe më parësorja e çdo gjëje. Kur flasim për ballin e njeriut kjo kupton pjesën e përparme më të lartë të kokës së tij.
Nga çkuptohet pjesa frontale e trurit apo zona ballore është ajo e cila dallohet për gënjeshtrën. Kurani është i pari libër i cili flet për këtë pjesë të trurit dhe lidhjen e tij me gënjeshtrën. Ai e ka cilësuar atë balli gënjeshtar. Ky pra është argumenti shkencor Kuranor.
 
Gabimi 
 
Ç’ kuptojmë me gabim? Siç e pamë dijetarët kanë zbuluar se zona frontale e trurit është përgjegjëse për vendimet e gabuara që marrim!! Kështu që Kurani e ka cilësuar me shumë përpikmëri nga ana shkencore kur e quan atë balli i gabueshëm “Balli gënjeshtar gabues”. Nga këtu vërejmë se Kurani ka bërë lidhjen mes ballit dhe gabimit, kjo është ajo çka kanë zbuluar dijetarët bashkohor.
 
Sinqeriteti
 
Shkencëtarët zbuluan se sinqeriteti nuk e lodh trurin ndërsa gënjeshtra e mundon shumë atë. Kjo pra është një dobi e re nga gobitë e sinqeritetit. I Madhëruar qoftë Allahu kur na urdhëron për sinqeritet, kjo është dobia e sinqeritetit në këtë anë dhe kjo vërteton se Allahu nuk e urdhëron njeriun përveçse në gjëra të dobishme siç thotë në Kuran: “Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta)”. Muhamed / 21.
Medito si na e tregon neve Allahu këtë njeri të cilin e nderoi me udhëzim dhe besim dhe i dha atij nga argumentet madhështore të Tij, por ai i hodhi në tokë dhe ndoqi pasionet e tij. Si është gjendja e këtij njeriu? Allahu thotë për të gjithë ata që i përgënjeshtrojnë argumentete e Tij duke i krahasuar: “Shembulli i tij është si ai i qenit, të cilin nëse e  përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembuli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet  (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë”. Araf/ 176.
Lind pyetja; përse e shëmbëllen Allahu atë që gënjen me qenin që nxjerr gjuhën? Sepse proçesi i gënjeshtrës kërkon mund dhe forcë tamam ashtu siç i nevojitet qenit forcë dhe mund për të nxjerr gjuhën. Me të vërtetë ky proçes kërkon mendim dhe analizim për të qënë të besueshëm sepse kush përgënjeshtron argumentet e Zotit është si qeni! Prandaj dhe ajeti mbyllet me fjalën “në mënyrë që ata të mendojnë”.
Siç e pamë dijetarët zbuluan se truri është dizenjuar të punojë në bazë të së vërtetës. Apo thënë ndryshe rregulli i trurit është sinqeriteti, apo njeriu lind me trurin e tij për të qënë i sinqertë. Të kujtojmë fjalën e profetit a.s. kur flet për këtë çështje e thotë: “ Çdo njeri lind në natyrshmërinë e tij” apo siç thotë Allahu në Kuran: “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dine”. Rrum/30. Allahu deri në lindje i ka bërë njerëzve sinqeritetin natyrshmëri të tyre, kjo pra është ajo çka po vërteton shkenca bashkohore sot.
 
Udhëheqja dhe drejtimi
 
Allahu thotë në gojën e Nuhut a.s. pasi e përgënjeshtroi populli i tij: “Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është i drejtë”. Hud / 56. Allahu është Ai i cili i merr të gjithë krijesat nga logjika e tyre dhe i drejton ato si të dëshirojë. Allahu e zgjodhi këtë zonë sepse ajo është përgjegjëse për drejtimin, sjelljen dhe udhëheqjen e krijesës. Prandaj kurani është libri i parë që tregon për rëndësinë e kësaj zone të trurit përsa i përket drejtimit dhe sjelljes.
Pra, zona frontale siç e pamë gjykon në marrjen e vendimeve të drejta dhe prandaj sa më shumë të jetë kjo zonë aktive dhe e mbrojtur vendimet janë më të sakta dhe më të mençura. Njeriu ecën në rrugën e drejtë dhe nga kjo mund ta gjejmë të fshehtën e lidhes hyjnore mes ballit (trurit frontal) dhe rrugës së drejtë si në ajetin kuranor: “Nuk ka asnjë krijesë që të mos e marrë Zoti prej balli dhe ta drejtojë për në rrugën e drejtë”. Kjo shenjë tregon rëndësinë e kësaj zone në sjelljet e njeriut dhe këtë ka vërtetuar edhe shkenca dhe për këtë ka treguar edhe Kurani.
Kujtojmë përsëri lutjen e profetit të nderuar a.s. kur thotë “Mëndja ime është në dorën Tënde”, ky është dorëzimi i profetit a.s. ndaj Allahut, çdo gjë e tij është për Allahun dhe Allahu është ai që gjykon si të dëshirojë dhe i jep çka dëshiron. Mirëpo a e ka ditur profeti i nderuar Muhamedi a.s. se pjesa ballore e trurit luan një rol të rëndësishëm në veprimet kryesore të njeriut siç është perceptimi dhe marrja e vendimeve, drejtimi dhe zdhidhja e problemeve, prandaj këtë zonë ia dorëzoi Allahut në lutjen e tij?
 
Perktheu: Rezarta Alla
 
 

Rating: 3.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit