Donald Trump është zyrtarisht President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas votimit të delegatëve në Kolegj. Deri tani, Donald Trump ka marrë 270 delegatë, shifër e mjaftueshme për të qenë President.
Nga këto, 38 delegatë të fituar janë nga Teksasi.
Të 16 delegatët e Michigan, si dhe 29 delegatët e Floridas votuan për Trump.
Ndërkohë, mësohet se dy delegatë kanë tradhtuar demokraten Hillary Clinton duke mos e votuar, njëri nga Maine që votoi për Sanders dhe tjetri nga Minesota.
Ky i fundit tentoi të votonte për Bernie Sanders, por u zëvendësua pasi ligji në Minesota nuk lejon “tradhëtinë”.
Kurse, Donald Trump nuk është tradhtuar nga asnjë prej delegatëve.