16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Sulmi në Zyrih me motive islamofobike

Më të lexuarat

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjat të shtënave me armë zjarri në një qendër islamike në Zyrih të Zvicrës.

Sipas mediave lokale, personi që ka hapur zjarr është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë që forcat e rendit kanë gjetur një trup të pajetë rreth 100 metra nga vendi i kultit.

Policia zviceriane nuk e ka akoma të qartë nëse të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nga ajo që shihet sulmi që ka ndodhur me motive islamofobike, pasi kohëve të fundit në Zvicërr kemi ngritje të Islamofobisë.

Nga ana tjetër, të plagosurit janë rreth moshës 30, 35 dhe 56 vjeç. Policia raporton se rreth orës 17:30, një person i panjohur ka hyrë në xhaminë ku ndodheshin disa besimtarë të tjerë. Më pas ka nisur të qëllojë me armë duke plagosur tre personat.

Zvicer-1

Zvicer 1Sipas hetimeve të para, autori dyshohet të jetë rreth 30 vjeç, i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar. Pas aktit, ai është larguar në këmbë. Policia ka nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij, por pa sqaruar motivet e ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit