Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Palestinën se do të ndërpresë ndihmat monetare, teksa shtoi se palestinezët nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen.
Trump shkroi në Twitter se “ne i paguajmë palestinezëve qindra miliona dollarë në vit dhe nuk marrim asnjë vlerësim apo respekt”.
“Ata as nuk duan të negociojnë një traktat paqeje me Izraelin”, shkroi ai.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/948322496591384576?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Ftiranatoday.com%2Ftrump-nuk-ndahet-palestines-ndalim-financimet%2F
Ky postim erdhi pasi Nikki Harley, ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, kërcënoi të shkurtojë ndihmën ndaj UNRËA, agjensisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, përveç rastit nëse lidershipi palestinez kthehet në tryezën e negociatave.
Trump zemëroi palestinezët dhe myslimanët në të gjithë Lindjen e Mesme, kur njoftoi në fund të vitit të kaluar se SHBA e konsideronin Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit dhe do të lëviznin atje ambasadën e saj, duke ndezur protesta, raporton Tirana Today.
Ndërsa palestinezët nuk kanë mbyllur derën për një marrëveshje potenciale me Izraelin, kreu palestinez Mahmoud Abbas tha se njoftimi e kishte shkatërruar kredibilitetin e Trump si një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme, duke e quajtur vendimin “një deklaratë tërheqjeje nga roli që ka luajtur në procesin e paqes.”