20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shpërthen historiani: Stalini në Tiranë, fyerje për shqiptarët!

Më të lexuarat

Historiani Kastriot Dervishi është revoltuar lidhur me emërtimin e një tabele treguese, ku shkruhet “21 dhjetori”, e vendosur në mbikalimin e unazës së re.

Dervishi shkruan në një postim në Facebook se kjo emërtesë sovjetike është hequr që në fillim të vitit 1990, ndërsa shton se Prokuroria ka një rast për të vepruar.

Për të gjithë ata që s’e dinë, Dervishi sqaron se 21 dhjetori është ditëlindja e diktatorit sovjetik Stalin, ndërsa shton se riemërtesat siç ndodh në Tiranë, nuk janë vërejtur në asnjë shtet.

Postimi i Dervishit:

Stalini në Tiranë

Nuk ndalen marksist-leninistët zyrtarë në Tiranë. Pasi nuk lënë rast pa na promovuar nga magazina e vjetërsirave enveriste me duart e persekutorëve të komunizmit, yje të kuq, envera, etj, tani në shkelje edhe të ligjit po i sulen edhe emërtesave zyrtare.
Në mbikalimin e unazës së re, sapo kanë vendosur një tabelë treguese “21 dhjetori”, pavarësisht se kjo emërtesë sovjetike është hequr qysh prej vitit 1990, së bashku me shtatoret dhe bustet e një prej kriminelëve më të mëdhenj të njerëzimit, Josif Visarionaviç Stalinit. Dhe shtatoret në atë kohë u hoqën pikërisht më 21 dhjetor 1990 sipas një skenari stalinist, natën e në fshehtësi të madhe.
Një veprim i tillë është një fyerje e madhe edhe për shqiptarët që vuajtën nën diktaturë si edhe për faktin se Stalini ka qenë edhe antishqiptar, por është i dënueshëm edhe në Kodin Penal. Lidhet me veprat penale të falsifikimit, përhapjes e nxitjes së urrejtjes si dhe të shpërdorimit të detyrës nga cilido zyrtar që ka harxhuar paratë e shtetit në këtë mënyrë. Prokuroria ka një rast për të vepruar kryesisht, pasi nuk ekziston asnjë emërtesë zyrtare “21 dhjetori”.

Shënim: 21 dhjetori është ditëlindja e diktatorit sovjetik Stalin (1878-1953), udhëheqës i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në vitet 1924-1953 dhe për disa vite kryeministër i këtij shteti. Në Europën lindore shtatoret dhe emërtesat e tij u hoqën në vitin 1956. Riemërtesat siç po ndodh në Tiranë, nuk janë vërejtur në asnjë shtet dikur në lindjen komuniste.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1540700465977783&set=a.397845743596600.86035.100001135320037&type=3

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit