1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Trump kërcënon Turqinë

Më të lexuarat

“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andrew Brunson”, tha Trump në rrjetin social Twitter

 

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Turqinë me sanksione nëse ajo nuk liron pastorin amerikan të ndaluar në Turqi me akuzën për lidhje me grupet terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andrew Brunson”, tha Trump në rrjetin social Twitter.

“Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë”, ka shtuar Trump.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Më parë, nënpresidenti amerikan Mike Pence po ashtu u kërcënua nëpërmjet Twitter-it me “sanksione të konsiderueshme mbi Turqinë derisa ky njeri i pafajshëm i besimit të lirohet”.

Gjykata e Dytë e Lartë Penale e Izmirit ka thënë se vendimi për transferimin e Brunsonit në arrest shtëpiak është marrë për shkak të shëndetit të tij.

Gjykata vendosi të lejojë Brunsonin të jetojë në adresën e tij në Izmir, por e ndaloi atë nga “braktisja e vendbanimit” dhe nga largimi nga vendi.

Pas vendimit, kleriku u largua nga burgu me një përcjellje policore pas përfundimit të procedurave të caktuara.

Autoritetet kanë marrë masa të gjera të sigurisë në vendbanimin e Brunsonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit