3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Trump: Irani përhapë shkatërrim dhe kaos në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Irani i kundërpëgjigjet ashpër deklaratave të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se Irani përhapë shkatërrim dhe kaos në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Samitin ShBA-Vendet Arabe dhe Islame që organizohet në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve “Mbreti Abdulaziz” në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, iu drejtua liderëve të më shumë se 50 vendeve arabe dhe islame.

“Ndodhemi këtu për të ofruar partneritet të bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – deklaroi Trump.

Duke e bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan koalicion të kombeve për të shkatërruar ekstremizmin në Lindjen e Mesme, Trump premtoi se vendi i tij do të jetë në kërkim të partnerëve të rinj për të forcuar miqësinë e vjetër dhe të siguroj vazhdimësi të paqes .

Trump theksoi se lufta kundër terrorizmit nuk bëhet kundër besimeve të ndryshme, por kundër të mirës dhe të keqes, ndërsa shtoi se çdo vend ka për detyrë absolute dëbimin e terrorizmit nga territori i tij.

Donald Trump gjithashtu tha se të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë me shekuj jetojnë pranë njëri-tjetrit në Lindjen e Mesme, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që toleranca dhe respekti sërish të vihen në jetë në këto troje.

Ai i bëri thirrje botës për të bashkëpunuar në dhënien fund krizës në Siri, në vendosjen e stabilitetit në rajon dhe për shkatërrimin e DAESH-it.

Trump nënvizoi se viktimë e agresivitetit të Iranit në rajon është populli iranian dhe bëri të ditur se ky popull, i cili iu nënshtrua vështirësive të shumta, nuk është i lumtur për shkak të udhëheqësve që janë dhënë në ndjekje të pamatur të konfliktit dhe luftës.

Presidenti i ShBA-së theksoi se Beshar Esad me përkrahjen e Iranit ka kryer krimet të papërshkrueshme në Siri.

“Regjimi i Iranit i paraprinë terrorizmit global dhe përhap shkatërrim dhe kaos në rajon”, – deklaroi Trump.

Ndërkaq nga Teherani nuk vonoi edhe reagimi ndaj deklaratave të Trump-it.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif reagoi ndaj deklaratave të Trump-it nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në mediat sociale.

Në postimin e tij Zarif shkruan se “Ndërkohë që Irani ka lënë prapa zgjedhje të vërteta presidenciale, ai ekspozohet ndaj sulmeve të Presidentit të ShBA-së, e cila është djepi i demokracisë dhe rrugës së mesme”.

Një kundërpërgjigje tjetër ndaj deklaratave të Trump-it erdhi edhe prej zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi.

Kasimi e akuzoi ShBA-në për shitje të armëve terroristëve të rrezikshëm në Lindje të Mesme dhe për përhapjen e “iranofobisë” në këtë rajon.

Në një prononcim të tij të bërë për kanalin televiziv shtetëror, Kasimi tha se “Presidenti i ShBA-së sërish i përsëriti pretendimet e pabaza ndaj Iranit dhe duke përhapur ‘iranofobinë’ bëri përpjekje për të shitur më shumë armë vendeve të rajonit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit