11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri – Vazhdon mobilizimi arsimor në al-Bab me mbështetjen e Turqisë

Më të lexuarat

Vazhdon mobilizimi arsimor në qytezën al-Bab të Sirisë, e cila u çlirua nga organizata terroriste DAESH me operacionin “Mburoja e Eufratit”, të filluar vitin e kaluar nga Forcat e Armatosura Turke dhe përfunduar në mars të këtij viti.

Me mbështetjen e Turqisë shkollat e qytezës rindërtohen dhe përgatiten për procesin mësimor.

Kështu me mijëra nxënës të privuar nga shkollimi për shkak të mbylljes së shumë shkollave nga organizata terroriste DAESH dhe dëmtimi i pjesës së mbetur nga përleshjet me armë po rikthehen sërish në bankat e shkollës.

Ahmet Kirez, përgjegjës për arsimin në Këshillin Vendor të al-Babit thotë se “DAESH-i u mësoi nxënësve dhunën. Këta 4 muajt që kanë kaluar që nga çlirimi i qytezës po përpiqemi të rregullojmë gjendjen e nxënësve”.

“Nuk ka nevojë që të kërkojmë diçka tjetër nga Turqia për shkollat tona. Pasi ata na kanë dhënë gjithçka kemi pasur nevojë pa ua kërkuar këtë. Ata (turqit) filluan punën për rikonstruksionin e 9 shkollave, nga të cilat 5 kanë mbaruar dhe janë gati për fillimin e procesit arsimor. Ndërsa javën e ardhshme do të marrim në dorëzim edhe 4 shkollat e tjera”, sqaroi Kirez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit