Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump edhe në vitin 2019 ishte ankuar nga hebrenjtë amerikanë që mbështesin demokratët
Hebrenjtë amerikanë nuk brengosen për Izraelin, kurse faji qëndron në tendencën e tyre për të votuar demokratët, deklaroi ish-presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë të publikuar së fundmi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara ose nuk e duan Izraelin ose nuk brengosen për të”, tha Trump.
Ai gjithashtu pretendoi se Izraeli dikur kishte “pushtet absolut mbi Kongresin e SHBA-së”.
Në vitin 2019, Trump u ankua gjithashtu për hebrenjtë amerikanë që mbështesin demokratët.
Sondazhet tregojnë se shumica e hebrenjve amerikanë votojnë për demokratët.
“Duhet të jem i sinqertë, kjo që po ndodh është një gjë shumë e rrezikshme”, shtoi Trump.
/aa/