27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Trump: Bëhu gati Rusi, po vijnë predhat

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë një mesazh për operacion në Siri nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter pak pasi Rusia njoftoi se do të mbrojë Sirinë nga sulmet raketore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka thënë Trump.

Forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur,.

Rusia vendosi veto ndaj një projekt-rezolute të paraqitur nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që parashihte hetimin e sulmit kimik brenda kornizave të OKB-së dhe krijimin e një mekanizmi për përcaktimin e përgjegjësve.

Ndërkaq, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-ve në OKB, ka thënë se “SHBA do të përgjigjet ndaj sulmit me armë kimike në Siri, pavarësisht nëse KS-OKB do të ndërmarrë masa”.

Presidenti amerikan Donald Trump më herët deklaroi se në tryezë gjendet edhe alternativa ushtarake, duke shtuar se edhe presidenti rus Vladimir Putin “do të paguajë çmim” nëse ka përgjegjësi mbi sulmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit