1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tronditëse: Sirianët e Homsit po hanë bar për të mbijetuar

Më të lexuarat

Sirianët në qytetin e rrethuar të Homsit janë aq të dëshpëruar për ushqim saqe tani po detyrohen të hanë shumëcka, duke përfshirë bimët dhe barin, ka thënë një banor i quajtur Baibars Altalaway për median britanike BBC.

Ai tha se banorët e izoluar në rrethim kërkojnë ushqim, ilaqe dhe karburant. “Nëse nuk vdesim nga bombardimet apo snajperat, ne do të vdesim nga uria”, tha ai për BBC – përmes “Skype”-it.

Janë 13 rrethe, duke përfshirë qytetin e vjetër të Homsit, të cilat janë “krejtësisht nën rrethim”, tha ai. “Ka familje, gra, të moshuar, njerëz të plagosur dhe shumë të moshuar kanë nevojë për ilaqe, sepse ata kanë sëmundje kronike”, vijoji ai.

/start/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit