14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Niset anija amerikane që do t’i shkatërrojë armët kimike të regjimit të Asadit

Më të lexuarat

Eshtë nisur në udhëtim drejt portit të Xhoja Tauros anija amerikaen e Kejp Rej që do të shkatërrojë arsenalin kimik të reggjimit sirian të Asad.

E nisur nga Norfolk, në brigjet e Virxhinias, anija duhet të arrijë në portin kalabrez brenda tre javësh. Kreu i pentagonit Çak Hagel, në një letër të drejtuar ekuipazhit të anijes së përbërë nga 135 persona e ka cilësuar këtë si një mision historik. Arsenali që do të shkatërrohet në det sipas tij është është rezerva më e madhe në botë e armëve kimike, dhe asgjësimi i saj do e bëjë botën më të sigurtë.
E gjatë 197 metra, anija Kejp rej është nisur pak më vonë nga orari i parashikuar pasi kishte probleme në motorr. Njësia është e pajisur me dy sisteme për të eliminuar me anë të procesit të hidrolizëssubstancat kimike, që të ndara nuk janë të dëmshme, por nëse përzohen bëhen vdekjeprurëse. Dy anije tregtare, një norvegjeze dhe një daneze, të shoqëruara nga anije lufte, do të marrin materialin kimik nga porti sirian i Latakias dhe do e transportojnë në anijen Kejp Rej, në portin italian. Pentagoni që ka marrë përsipër të shkatërrojë në det të hapur materialin kimik në një anije amerikane pasi asnjë vend nuk pranoi ta bënte në terrritorin e tij, ka theksuar dhe njëherë se nuk do të ketë asnjë dëm për ambjentin. Shkatërrimi i materialit, më vdekjeprurësi i 1290 tonelatash të armëve kimike, të deklaruara nga Siria, mund të zgjasë sipas Pentagonot nga 45 deri në 90 ditë./abcnews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit