12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Izraeli, investime të reja në Shqipëri në fushën e bujqësisë

Më të lexuarat

Biznesmenët izraelitë do të investojnë në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Kjo gjë u bë e ditur në një takim që pati sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti me Krye Rabinin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit, z. Yoel Kaplan, i cili është njëkohësisht dhe President i fondacionit “Besa Israeli Healthcare”.

Panariti dhe Kaplan vlerësuan nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Izraelit dhe Shqipërisë veçanërisht në sektorin e bujqësisë, ku pritet të realizohen disa projekte të reja.

Krye Rabini Kaplan informoi Ministrin Panariti se kanë nisur procedurat për dekorimin e familjes Panariti për kontributin e saj në shpëtimin e një familje hebreje. Krye Rabini njoftoi se ky dekorim do të bëhet në një ceremoni në Izrael dhe Tiranë gjatë këtij viti.

Në vijim të bisedës, Rabini izraelit e informoi Ministrin edhe për kontributin e Qeverisë izraelite përmes Fondacionit ‘Besa Israel Healthcare’ në ndihmë të forcimit të kapaciteve mjekësore brenda vendit.

(b.g/shqiptarja.com) – kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit