Tri fakte rreth Israsë dhe Mi’raxhit që duhet t’i dijë dhe t’i besojë çdo musliman dhe muslimane:
Fakti i parë: Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, udhëtojë natën me trup dhe shpirt, duke qenë zgjuar, nga Xhamia e Shenjtë në Mekë (Qabja) në xhaminë El-Aksa në Palestinë, dhe nga aty u ngjit po atë natë në shtatë qiejt e lartë, duke filluar nga qielli i dynjasë, me shpirt, trup dhe zgjuar, dhe as Israja e as Miraxhi nuk ishin në ëndërr.
Fakti i dytë: Gjithçka që është transmetuar ose që tregon se nata e njëzet e shtatë e muajit Rexheb është nata e Israsë dhe Mi’raxhit nuk është e saktë.
Fakti i tretë: Nata e njëzet e shtatë e muajit Rexheb nuk ka ndonjë vlerë dhe epërsi ndaj netëve të tjera të vitit, dhe nuk ka ardhur për të ndonjë adhurim i veçantë, as namaz, as agjërim dhe asgjë tjetër.
Nga Hoxhë Hariz Allkoci