5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Treguesit në shifra të varfërisë në Kosovë

Më të lexuarat

Si po i qaset Qeveria Kurti një problem të shumëanshëm

Pothuajse çdo i pesti banor i Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, u tha në edicionin e tretë të Forumit për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili u organizua nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në Forumin ku u diskutuan synimet kryesore për zhvillim të qëndrueshëm: varfëria, shëndeti dhe mirëqenia, puna dhe rritja ekonomike, si dhe veprimi klimatik, u tha se sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, rreth 18 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ose me më pak se 45 euro në muaj, raporton Anatolia.

Sipas raportit të INDEP, shkalla e lartë e varfërisë ekonomike paraqet një problem të shumëfishtë, sepse nga njëra anë, një numër i madh të punësuarish do të duhet të mbështesin një numër të madh njerëzish që janë të varur ekonomikisht, dhe nga ana tjetër, qeveria duhet të rrisë numrin e sistemeve mbështetëse për të ndihmuar popullsinë e varur.

Rritja e cilësisë së jetës

Drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se qëllimi është që në agjendë të vendoset agjenda e zhvillimit të qëndrueshëm si synim i Qeverisë apo shoqërisë për t’i përmbushur ato synime. Ejupi theksoi se qytetarët e Kosovës përfitojnë nga përmbushja e synimeve, sepse këto synime të vendosura nga Kombet e Bashkuara (OKB) i shërbejnë rritjes së cilësisë së jetës.

“Përfshirja e biznesit, organizatave joqeveritare dhe Qeverisë tregon se ne duam t’i kryejmë këto obligime së bashku. Duhet përshëndetur iniciativa e Qeverisë, e cila ka marrë për herë të parë katër detyrime, e cila na lehtëson punën dhe të monitorojmë se ku po shkojmë, a e arrijmë apo jo. Kjo nuk do të thotë vetëm që ndjekim, por edhe ndihmojmë”, ka theksuar Ejupi.

Vedat Sagonjeva, drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës, tha se Kosova si shtet ka qenë në proces të rishikimit të kornizës strategjike në dy deri në tre vitet e fundit dhe se shumica e tyre janë në në përputhje me detyrimet sipas Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Në kuadër të obligimeve të Qeverisë së Kosovës, është duke avokuar edhe për uljen e varfërisë dhe tashmë kemi një projekt qeveritar në bashkëpunim me Bankën Botërore për reformimin e skemave sociale për të siguruar që pjesët më të cenueshme të shoqërisë janë në shënjestër”, theksoi Sagonjeva.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuara nga Kombet e Bashkuara në vitin 2015 janë një thirrje globale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur mjedisin dhe klimën e Tokës dhe për të siguruar që njerëzit kudo ku janë mund të gëzojnë paqe dhe prosperitet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit