0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Treguesit: ç’i bëri COVID-i ekonomisë së Kosovës më 2020-ën

Më të lexuarat

Banka Qendrore e Kosovës ka lëshuar një raport vjetor për vitin 2020 ku thuhet se ekonomia ra 3.9 përqind vitin e kaluar, por që, përkundër sfidave të pandemisë COVID-19, sektori financiar mbeti i qëndrueshëm dhe konkurrues, me një tendencë në rritje.

Raporti vjetor tregon se që nga ditët e para të masave kufizuese, Banka Qendrore e Kosovës aktivizoi një ekip të veçantë detyra e të cilit ishte të monitoronte dhe të jepte udhëzime që sigurojnë funksionimin e qetë të Bankës Qendrore dhe sistemit financiar paraprakisht.

Gjatë vitit 2020, ekonomia vazhdoi të ketë stabilitet fiskal dhe të çmimeve.

Borxhi publik në vitin 2020 arriti 1.5 miliardë euro, ose 21.8 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Sistemi financiar mbetet i qëndrueshëm

Niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë, i shprehur përmes indeksit të çmimeve të konsumit, regjistroi një normë prej 0.2 përqind në vitin 2020.

Lëvizjet e çmimeve vazhdojnë të përcaktohen kryesisht nga lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, për shkak të varësisë së lartë të ekonomisë së Kosovës nga importet.

Sistemi financiar mbetet i qëndrueshëm dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Raporti tregon se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një RFI (Instrumenti i Financimit të Shpejtë) në shumën prej 52 milion euro për të mbuluar nevojat urgjente dhe të përkohshme të bilancit të pagesave si rezultat i pandemisë COVID-19. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit