-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tregimi i tolerancës nga jeta e Hasan Basriut

Më të lexuarat

Hasan el-Basriu(r.h.) e kishte një fqinj të krishterë. Ky fqinj në çatinë e banesës së tij e kishte një tualet, prej të cilit nëpër një vrimë dilte urina deri në banesën e Hasanit. Hasani kishte vendosur një kovë poshtë vrimës dhe përmbajtjen e kovës e derdhte në fund të çdo dite.

Kjo kishte zgjatur kështu për 20 vjet.

Një ditë Hasani ishte sëmur dhe fqinji i krishterë i kishte ardhur për vizitë. Kur kishte hyrë brenda, fqinjie kishte parë kovën plot urinë, e cila po dilte nga një vrimë në tavan, dhe e pyeti Hasanin: “Qe sa kohë ti je duke e toleruar këtë dëm nga unë?”

Hasani u përgjigj: “Qe 20 vjet.”

Pas kësaj, i krishteri e hoqi rripin e tij, i cili ishte pjesë e veshjeve të të krishterëve të asaj kohe, dhe e pranoi Islamin. (Hil’jetul-evliya)

A tolerojmë ne, muslimanët e sotëm, të paktën një javë një shqetësim të vogël nga të afërmit tanë, e lëre më nga fqinjët tanë? Edhe nëse heshtim, a pasqyrohet kjo në qëndrimet dhe sjelljen tonë? Hasan el-Basriu jo vetëm që toleroi për 20 vjet, por sjellja e tij ndaj fqinjit mbeti e njëjtë sikur të mos kishte ide për dëmin që po i shkaktonte.

Sa tolerancë tregojmë ne ndaj njëri-tjetrit?

Nëse herë pas here i bëjmë një të mirë një të afërmi ose një fqinji, a e përmendim atë me qindra herë dhe mburremi me të? Ndërsa nëse pësojmë dëme, qoftë me qëllim apo jo, a tregojmë gabimin dhe dëmin që kemi pësuar disa herë më shumë.

Shembulli i mësipërm i njërit prej dijetarëve tanë të hershëm të Islamit vlen të merret parasysh. Sjellja dhe morali i tij ndaj fqinjit të tij, i cili as nuk ishte musliman, është thirrje për zgjim të muslimanëve të shekullit 21, që të shohim se sa jemi larguar nga mësimet islame.

Ky është shembull i shkëlqyeshëm i nijjetit të sinqertë. Një nivel i tillë superior i moralit mund të arrihet nëse veprat bëhen vetëm në emër të Allahut. Ky incident është shembull i sinqeritetit.

Hasani e toleroi fshehurazi për 20 vjet, pa ditur askush asgjë për të. Allahu e njeh më së miri zemrën e Hasanit, por duket se toleranca ishte vetëm në emër të Allahut, duke shpresuar vetëm në shpërblimin e Tij, kështu që frytet e sabrit ishin të ëmbla – njeriu përfundimisht e përqafoi Islamin.

“E, kush flet më bukur se ai që thërret te Allahu, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!” (Fussilet, 33)
Allahu na ndihmoftë që të nxjerrim mësim nga ky tregim madhështor!

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit