10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dritan Kaba – Sanatoriumi dhe skena makabre me këngë dhe valle!

Më të lexuarat

Koncerti tek Sanatoriumi një skandal më i madh se fotot e morgut. Ne këtë çast dhjetra familjare po qajne per njerezit e tyre aty. Mjeket kercejne nga halli, se ashtu i ka thene partia. Skene e shpifur ne ate oborr ku tre veta kane humbur jeten duke u hedhur nga ballkonet sepse nuk kane duruar dot zhurmen e oksigjenit qe i jepte jete, tani i duhet te durojne edhe daullet e qeverise se rilindjes. Skena horror, kur nga pjesa e pasme e spitalit po del një arkivol, me një nejri qe ka humbur jeten.
Skandali rendohet edhe me shume me kete qeveri kriminele, kur rrezikon jeten artisteve te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve duke i çuar ne nje ambient te kontaminuar nga virusi i Covidit, per një shfaqe pa asnje ndikim shendetesor ne jetet e te semureve.
Nuk arrij te kuptoj cili eshte ai lloj “ilaçi” e ka bere kete mendje te zeze, dhe te pashpirt qe i dergon ata artiste aty.

Nuk kam asnje dyshim qe kete shfaqe te turpshme dhe kriminale e ka regjizuar mendja e çoroditur e Kryeministrit shqiptar.
Regji makabre, as ne komedine me te zeze nuk besoj se do arrinin te fusnin skena te tilla ne nje film.
Shqiperia ngadale po kthehet ne nje spital te madh psiqiatrik, ku pacienti numer me nje po kerkon te ktheje nje popull te tere ne shok dhome.
Ndersa media eshte “ndihmesja” me e madhe e injektimit te vaksines se çmendurise kolektive. Turp te tille profesional nuk kisha pare.
Ndjej neveri per ata gazetare qe po i thurrrin lavde kesaj vepre makrabe ne syte e te gjithe shqiptareve.

Beti Njuma

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit