-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Tregim madhështor për të marr mësim jetësor – MBRETI DHE SHËRBËTORI

Më të lexuarat

Një mbret e pyeti këshilltarin e tij:
«Pse shërbëtori im është më i lumtur se unë dhe pse unë jam i pasur dhe me pushtet, ndërsa ai është i varfër. Fytyra e tij është gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa unë gjithmonë i shqetësuar?!

Këshilltari i tha: “Zbato rregullën 99!”
Mbreti pyeti: “Çfarë është ky rregull?”
Ministri tha: “Dërgo dikë të lërë 99 lira të arit para derës së shërbetorit me mesazhin se i janë dërguar 100 lira ari si dhuratë!”.

Kur shërbëtori i gjeti para shtëpisë 99 lirat e arit së bashku me mesazhin ku shkruante se i ishin dhuruar 100 lira ari,
ai u shqetësu, ku ishte edhe një lirë?!
I nxori gjithë anëtarët e familjes nga shtëpia për të kërkuar lirën e humbur, por, nuk e gjetën.
Mërzitë ju shtuan edhe më shumë.
Nesër, ai erdhi në gjykatë i lodhur dhe i shqetësuar. Nuk kishte më buzëqeshje në fytyrën e tij. Ai kishte një shqetësim të madhë; ku ta gjente lirën e humbur të arit?!”
Ai i harroi 99 lirat e arit, i gjithë preokupimi i tij ishte si të arrinte te lira e njëqindtë e arit?!

I tillë është njeriu. Allahu i jep atij gjithë atë begati saqë nuk mund t’i numërojë, por ato nuk i vëren. Ka shtëpi, kërkon tjetrën, ka gru, kërkon edhe një, ka makinë, kërkon tjetrën, ka një punë, kërkon tjetrën… shikon dhe kërkon të mirat që nuk i ka, syri i tij është i pangopur…
Allahu thotë në Kuran:

“… edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. ” Ibrahim, 34.

Jeni mirënjohës për atë që keni, sepse mirësitë shtohen nëse jemi mirënjohës ndaj asaj që kemi.

Allahu na bëftë të tillë!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit