7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Në Prishtinë po mbahet një konferencë unike, zyrtarët e vendit përtojnë t’i thonë qoftë edhe “puna e mbarë”

Më të lexuarat

Sot dhe nesër në Prishtinë mbahet një konferencë shumë e rëndësishme dhe unike mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve përgjatë dy shekujve të fundit… Një bashkëpunim i mirëpritur mes Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit të Historisë në Tranë dhe Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Asnjë përshëndetje as “punë e mbarë” zyrtare nga asnjë prej institucioneve që paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që i kanë zyrat dy minuta prej vendit ku po zhvillohet konferenca. Nuk i di arsyet e bojkotimit të kësaj tematike nga institucionet politike, as nuk ka ndonjë rendësi për t’i ditur… Vetëm ia vlen me e ditë se me 24 mars, kur serbët përkujtuan me lotë krokodilli viktimat e sulmit të NATO-s në pranverën e vitit 1999, ishte i pranishëm përkrah presidentit të Serbisë, Vuçiq edhe lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik edhe pse ato sulme nuk kishin ndodhë në Bosnje. Shpjegimi i vetëm mbetet, ndërkohë që serbët nuk kanë turp për t’i vajtuar viktimat e shpikura, ne përtojmë me i përkujtu edhe tragjeditë reale…!


-Ardian Muhaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit