1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tragjedia në Bullgari, prokurorja: Ka mundësi të ketë pasur shumë shkëndija pas goditjes

Më të lexuarat

Prokuroria Themelore Publike në Shkup është duke zhvilluar një procedurë para-hetimore, por nuk po hetohen arsyet e aksidentit të autobusit në Bullgari, por aspekte të tjera.

“Edhe mua më intereson kjo. 135 herë ai autobus vetëm këtë vit ka dalë jashtë vendit pa licencë për transport ndërkombëtar. Të presim të mbahet seanca paraprake dhe nëse ka prova do ta marrim rastin”, tha kryetarja e Prokurorisë Speciale për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska.

Ajo theksoi se ka mundësi që rasti i hetimit të djegies së autobusit në të cilin humbën jetën 45 qytetarë të vazhdojë edhe në Maqedoni.

“Nuk janë gati të gjitha ekspertizat dhe analizat e kolegëve nga Bullgaria. Nafta është vërtet e vështirë për t’u ndezur. Por është e mundur që të ketë pasur shumë shkëndija, autobusi ka goditur djathtas, pastaj majtas dhe përsëri në trotuarin e djathtë dhe ka mundësi të ketë pasur shumë shkëndija”, thotë Ruskovska.

Ruskovska theksoi se Prokuroria ka bashkëpunim vërtet të mirë me kolegët bullgarë.

“Një nga arsyet pse prokurori publik më çoi në Bullgari është se kam pasur bashkëpunim të mirë paraprak me kolegët e mi bullgarë”, shtoi Ruskovska. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit