12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Britania dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare për sigurinë kibernetike, mbrojtjen dhe tregtinë

Më të lexuarat

Britania dhe Izraeli kanë njoftuar një marrëveshje të re 10-vjeçare që mbulon sigurinë kibernetike, mbrojtjen dhe tregtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një shkrim të përbashkët në ‘Daily Telegraph’, sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss dhe ministri i jashtëm izraelit, Yair Lapid, thanë se marrëveshja do ta transformojë “miqësinë e ngushtë në një partneritet edhe më të ngushtë”.

“Ky pakt do të nxisë përparime teknologjike, të cilat kanë potencialin të ndryshojnë botën, të krijojnë vende pune me cilësi të lartë në të dy vendet tona dhe të ofrojnë mjete për forcat tona të sigurisë”, theksuan ata.

Kryediplomatët po ashtu shkruan për Iranin dhe negociatat bërthamore në vazhdim, duke theksuar se, “Ne do të punojmë natë e ditë për të parandaluar që regjimi iranian të bëhet ndonjëherë një fuqi bërthamore”.

Lapid të hënën qëndroi për vizitë në Londër për t’u takuar me Truss dhe sot do të udhëtojë në Paris.

Vizitat e tij në kryeqytetet perëndimore vijnë derisa Irani dhe fuqitë botërore po takohen në Vjenë për bisedimet bërthamore. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit