5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Tragjedia e Derna-s në Libi, sinjale të një krizë tjetër shkatërruese aty

Më të lexuarat

Alarmi nga OKB për atë që mund të ndodh në popullatë

Pasi autoritetet libiane raportuan përhapjen e diarresë midis banorëve të qytetit të përmbytur Derna të cilët pinin ujë të kontaminuar, Misioni Mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi paralajmëroi se përhapja e sëmundjes së zorrëve në zonë, ku përmbytjet vranë më shumë se 11,000 njerëz javën e kaluar, do të të jetë “një krizë tjetër shkatërruese” që do të ishte e vështirë për t’u kapërcyer.

Në një deklaratë, misioni i OKB-së shprehu shqetësim të veçantë për ndotjen e ujit të pijshëm dhe mungesën e kanalizimeve dhe ujërave të zeza nga prishja e dy digave nga stuhia Daniel në Derna.

Misioni njoftoi se nëntë agjenci të OKB-së po punojnë në Libi për të ndihmuar në eliminimin e pasojave të përmbytjes dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar 28 tonë furnizime mjekësore.

Kreu i Qendrës së Libisë për Luftimin e Sëmundjeve Infektive, Haider AlSaeih, tha se të shtunën të paktën 150 njerëz kishin diarre pasi kishin pirë ujë të kontaminuar në Derna.

Një unitet i rrallë

Fatkeqësia ka sjellë unitet të rrallë në Libi, e cila është ndarë që nga viti 2014 mes qeverive rivale. Të dyja palët kanë sponsorë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe milici të armatosur në konflikt.

Megjithatë, të dyja qeveritë kanë dërguar ekipe humanitare në Derna, por dorëzimi i ndihmave është penguar nga koordinimi i dobët, vështirësitë në dërgimin në zonat më të prekura dhe shkatërrimi i të gjithë infrastrukturës së Derna-s dhe rrugëve drejt saj.

Ministri i Shëndetësisë i qeverisë lindore të Libisë që qeveris edhe Derna-n, Othman Abdul Jalil, tha të dielën se kanë filluar vaksinimet kundër sëmundjeve që zakonisht ndodhin pas përmbytjeve.

Organizata shkencore dhe kulturore e OKB-së, UNESCO, tha se ishte e shqetësuar për gjendjen e rrënojave arkeologjike të rëndësishme të Kirenës, një qytet antik greko-romak 60 kilometra në lindje të Derna-s. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit