-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tortë me kafe dhe arra

Më të lexuarat

Nevojiten:

Për kore (biskotë):
* 3 vezë
* një lugëz kakao
* 3 lugë arra
* 3 lugë miell
* 3 lugë sheqer

Për mbushje:
* 250 g sheqer
* 1 të verdhë të vezës
* 2 filxhanë kafe të zier
* 250 g margarinë

Përgatitja:

Arrat imtësohen, tunden të verdhat me sheqer, u shtohet mielli, niseshteja, kakaoja dhe shkuma e të bardhëve të vezëve. Kjo masë qitet në kallëp të rrumbullakët për torta dhe piqet për 40 minuta në 170 shkallë C.

Tunden vezët me sheqer, shtohet margarina e shkrirë, kafeja, dhe kujdesshëm bashkohen. Kjo masë vihet në temperaturë të ulët dhe ngadalë, përzihet derisa të trashet.

Brumi pritet në dy ose tri shtresa dhe secila shtresë lyhet me krem. Në temperaturë të ulët shkrihet sheqeri me pak ujë, përzihet dhe lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe me anë të duarve formohet një lloj topi. Kjo masë qitet në tenxhere dhe zihet në temperaturë të ulët, pa vluar. Në fund shtohet kafeja.

Torta lyhet me glazurë dhe dekorohet me kokrra të kafesë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit