11.1 C
Pristina
E martë, 11 Maj, 2021

4 erëzat që janë shumë të mira për shëndetin

Më të lexuarat

Erëzat e përdorura në gatime të ndryshme jo vetëm që e bëjnë ushqimin më të shijshëm por janë edhe të dobishme për shëndetin. Njerëzit kanë zbuluar dobitë e erëzave kohë më parë. Në këtë shkrim ju do të kuptoni se cilat janë vetitë e tyre pozitive.

1. Piperi i zi. Kjo lloj erëze është pothuajse e pranishme në çdo vakt tuajin, por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë vetish të mira ka?
Vetëm dy lugë të vogla piper i zi përmbajnë 9% vitaminë K dhe 7% Hekur. Piperi i zi përmirëson tretjen, zvogëlon prodhimin e gazrave në zorrë dhe mundësinë e fryrjes pas një vakti të bollshëm.
Piperi ndikon gjithashtu edhe që të largoni toksinat nga trupi, duke nxitur djersitjen dhe urinimin. Lëkura e piperit kokërr nxit ndarjen e qelizave yndyrore, e cila çon në humbjen e peshës.

2. Xhenxhefili është një nga më të mirat në mesin e erëzave. Caji i xhenxhefilit ndihmon lehtëson dhimbjen e stomakut si dhe dhimbjen e kokës, dhimbjet menstruale, artritin dhe dhimbjet e muskujve.
Shurupi i xhenxhefilit është një ndihmë e madhe kur ju keni astmë ose kollë nagcmuese.
Kur e konsumoni çajin e nxehtë të xhenxhefilit ju ndihmon të merrni frymë më lehtë. Gjithashtu thuhet se është mjaft I dobishëm për të ulur presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Atë mund ta përdorni në pijë, gatimet e mishit por edhe në ëmbëlsira.

3.Speci djegës. Arsyeja kryesore se përse specat djegës janë të mirë për shëndetin tuaj është quajtur “capsaicin”. Ky përbërës është i përgjegjshëm për “nxehtësinë” e specave dhe dihet që ka efekte të forta anti-kancerogjene. Ato janë përdorur për të lehtësuar qarkullimin e gjakut, për të lehtësuar tensionin e muskujve.

4.Kanella. Një nga barnat e zakonshme kundër kollës është një lugë e vogël çaji me mjaltë e përzier me pluhur kanelle.
Kanella është përdorur si një nuancë shëruese për shekuj me rradhë. Studime të ndryshme kanë provuar se ajo ul sheqerin në gjak dhe normalizon nivelet e kolesterolit.
Kanella ka aftësi të forta detoksifikimi dhe përmirëson funksionin e trurit. Është mjaft e mirë për pastrimin e infeksionit në rrugët urinare.
Këto janë disa prej erëzave të cilat mund ta bëjnë mjaft të shijshëm ushqimin tuaj, por pa e ditur se çfarë dobish kanë. Tanimë që e dini mundohuni ti përdorni sa më shumë ato. /IO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit