11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Top-prioriteti i AKI-së, parandalimi i akteve terroriste

Më të lexuarat

Është aprovuar të premten Platforma vjetore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe në të top-prioritet strategjik është listuar antiterrori.
Për qëllime të kësaj Agjencia do t’i shtojë edhe kapacitetet, shkruan Koha Ditore.
Platforma, që është dokument konfidencial, është miratuar në mbledhjen e Kabinetit qeveritar.
Ishte shqyrtuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është mbajtur në fillim të marsit, por ishte konsultuar edhe me presidentin e Republikës.
Ajo përmban udhëzime të përgjithshme të punës së AKI-së, dhe zotimin për të garantuar parimet e Deklaratës universale për të drejtat e njeriut dhe të Konventës evropiane për të drejtat politike dhe civile, si dhe të gjitha parimet e tjera relevante të paraqitura në instrumentet ligjore të njohura ndërkombëtarisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit