2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tjetër shtet ndalon TikTok në pajisjet qeveritare

Më të lexuarat

Aplikacioni kinez, nën sulm nga Perëndimi e Lindja

Australia këtë javë, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të tjera, do të shpallë ndalimin e përdorimit të TikTok në telefonat celularë të zyrtarëve qeveritarë, për shkak të shqetësimeve për interesat e sigurisë, raportoi gazeta australiane.

Kryeministri Anthony Albanese ka rënë dakord të ndalojë TikTok në pajisjet zyrtare të qeverisë, pas deklaratave nga Ministria e Brendshme.

Të njëjtin vendim e kanë marrë edhe autoritetet e shtetit të Viktorias.

Deri më tani, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, përdorimi i TikTok në pajisjet e zyrtarëve qeveritarë është ndaluar nga SHBA, Britania e Madhe, Zelanda e Re, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Evropian.

Kohët e fundit, vendet perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar se TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, po kërcënon interesat e sigurisë dhe privatësinë e përdoruesve të saj perëndimorë dhe po dërgon të dhëna tek autoritetet komuniste kineze.

Në fund të shkurtit, Shtëpia e Bardhë urdhëroi të gjitha agjencitë federale dhe organet e tjera qeveritare që të fshijnë TikTok nga të gjitha pajisjet zyrtare brenda 30 ditëve.

Disa institucione, si Ministria e Mbrojtjes dhe vetë Shtëpia e Bardhë, e kanë bërë këtë tashmë në vitin 2020.

Shefi ekzekutiv i TikTok Australia, Lee Hunter tha se kompania ishte e zhgënjyer kur mësoi për ndalimin nga media, “megjithë përpjekjet e përsëritura për t’iu qasur çështjes në mënyrë konstruktive me qeverinë”.

“Ne theksojmë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se TikTok paraqet një rrezik sigurie për australianët  dhe ne nuk duhet të trajtohemi ndryshe nga platformat e tjera sociale,” tha Hunter.

Në SHBA u fol edhe për një ndalim të plotë të TikTok, por senatori republikan amerikan Rand Paul javën e kaluar bllokoi një përpjekje për të përshpejtuar ndalimin e aplikacionit popullor kinez.

Ai tha se aplikacioni përdoret nga më shumë se 150 milionë amerikanë dhe shprehu shqetësimin për lirinë e fjalës dhe trajtimin e pabarabartë të mediave sociale.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian nuk shohin asnjë problem në përdorimin e Facebook dhe rrjeteve të tjera sociale për të mbledhur të dhëna për popullsinë e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit