9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tjetër qytet europian “nuk i duron” turistët

Më të lexuarat

Bruges në Belgjikë, në luftën kundër numrit të tepërt të vizitorëve

Brugge në Belgjikë, një nga qytetet në Evropë me më shumë turistë, planifikon të ndalojë platformën e organizimit të akomodimit “Airbnb” që të promovojë objekte të reja, transmeton Anadolia.

Bruges është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një nga qytetet evropiane me numrin më të madh të turistëve.

Qyteti është veçanërisht i famshëm për arkitekturën e tij të veçantë mesjetare dhe kanalet e lumenjve.

Autoritetet në Bruges po planifikojnë të vendosin disa ndalime në Airbnb për të luftuar mbipopullimin e turistëve.

Revolta nga popullata vendase

Qyteti i Bruges ka vendosur të mos lejojë shtimin e përmbajtjeve të reja në ambientet ekzistuese të platformës popullore të akomodimit afatshkurtër Airbnb, pas ankesave të banorëve vendas për shkak të numrit të tepërt të turistëve.

Airbnb është një kompani amerikane që operon një treg në internet për akomodime dhe eksperienca afatshkurtra dhe afatgjata në vende dhe rajone të ndryshme.

Sipas të dhënave nga Bordi Turistik i Bruges, në vitin 2023, mesatarisht 27,500 turistë në ditë vizitonin qytetin me një popullsi prej rreth 120,000.

Brugge është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i provincës së Flamandit Perëndimor në veriperëndim të vendit. Është qyteti i gjashtë më i populluar në Belgjikë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit