13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Kryerabini në Shqipëri, ushtar gjenocidist në Gaza

Më të lexuarat

Thirrja që Yoel Kaplan të mos shkelë më në vendin tonë

Kryerabini hebre në Shqipëri, Yoel Kaplan, po lufton në Gaza kundër popullit palestinez. Për këtë arsye, një reagimi i organizatës pro palestineze “Palestina e Lirë” përcjell thirrjen për kryeministrin Rama që ai të mos shkelë më në Shqipëri, sigurisht, nëse mbetet gjallë.

“Palestina e Lirë shpreh indinjatën e thellë për lajmin se Yoel Kaplan, kryerabini i Shqipërisë, i emëruar nga qeveria e Berishës në vitin 2011, ka veshur uniformën e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe po merr pjesë aktive në gjenocidin kundër Populli palestinez në Gaza që nga 7 tetori 2023.

I bëjmë thirrje qeverisë së Edi Ramës të largojë menjëherë Kaplanin nga të gjitha detyrat fetare të komunitetin hebre në Shqipëri dhe ta shpallë atë persona non grata. Gjithashtu, i bëjmë thirrje komunitetit hebre në Shqipëri që të distancohet nga ky individ dhe veprimet e tij të dënueshme.

Veprime të tilla jo vetëm që njollosin pozitën e udhëheqësit fetar, por komprometojnë edhe imazhin e Shqipërisë, një vend që gjatë historisë luftoi kundër shtypjes dhe për të drejtat e njeriut. Është e papranueshme përfshirja e çdo qytetari shqiptar, veçanërisht ai në pozicionin e udhëheqjes shpirtërore, në veprime që shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kontribuojnë në vuajtjet njerëzore.

Këto veprime vijnë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka vendosur se prania e vazhdueshme e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme dhe duhet të përfundojë. Vendimi i GJND-së nënvizon paligjshmërinë e mbështetjes së çdo veprimi që përjetëson okupimin dhe dhunën kundër popullit palestinez. Është e papranueshme që çdo përfaqësues i Shqipërisë të përfshihet në krime të tilla që sfidojnë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut.

Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe u bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve që të refuzojnë bashkëpunimin në krimet kundër njerëzimit. Shqipëria duhet të riafirmojë angazhimin e saj për drejtësinë, paqen dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e shoqatës Palestina e Lirë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit