Nga historia dimë se shumë njerëz shpirtin që ua ka dhënë Allahu i Madhëruar, kanë tregtuar me të duke ia shitur djallit apo armikut, që me këtë i ka bërë dëm vetes së vet fillimisht po edhe njerëzimit në përgjithësi.
Në këtë emision të radhës të SFIDA-së, kemi trajtuar se çfarë nënkupton shitja e shpirtit. Të sakrifikuarit, shkrirja e vetvetes në atë që është më e mira dhe më dobishme, është një nga kuptimet e shitjes së shpirtit për Allahun.
Për këtë temë ekzistojnë shumë keqkuptime, por përmes këtij emisioni jemi munduar me hoxhën Bekir Halimi të sqarojmë se çfarë nënkupton kjo temë.