4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

T’i dhuroni fëmijës celular të mençur, është sikurse t’i jepni një gram kokainë

Më të lexuarat

Një nga terapistët më të mirë të varësisë ka treguar se t’i dhuroni fëmijës celular të mençur, ka të njëjtin efekt sikurse t’i jepni një gram kokainë.Sipas tij, koha të cilën e shpenzojnë fëmijët duke shkëmbyer mesazhe me miqtë në Snapchat dhe Instagram mund të jetë po aq e rrezikshme për tinejxherët sa drogat dhe alkooli, dhe kësisoj duhet të trajtohet njësoj, transmeton Telegrafi.
“Unë gjithmonë u them njerëzve, kur iu dhuroni fëmijëve tablet apo celular të mençur, në të vërtet jeni duke u dhuruar një shishe verë apo një gram kokainë”, ka thënë Harley Street, eksperte e varësisë.
Ajo tregon se celularët e mençur funksionojnë në tru njëjtë sikurse drogat dhe alkooli, dhe duke marrë parasysh faktin se shumica e fëmijëve kanë probleme të gjejnë një balancim të mirë mes kohës që shpenzojnë para ekranit dhe aktiviteteve tjera, atëherë është koha të reagoni menjëherë.

Vlen të ceket se brengat janë shtuar edhe më shumë sepse numri i të rinjve të cilët dërgojnë ose pranojnë imazhe pornografike është shumë i madh.
Më shumë se gjysma e mësuesve janë të vetëdijshëm se nxënësit shkëmbejnë foto apo video me përmbajtje seksuale, ndërsa policia deklaron se është në rritje numri i fëmijëve të cilët raportojnë incidente me imazhe të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit