17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kazakistan, raundi i shtatë i bisedimeve për Sirinë

Më të lexuarat

Në takimin e raundit të shtatë të bisedimeve për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, palët nuk arritën pajtim për çështjet si lirimi i të burgosurve dhe pengjet si dhe hyrja e ndihmave humanitare në mënyrë të pandërprerë në rajone.
Në takim shtetet garantuese, Turqia, Rusia dhe Irani ranë dakord për vazhdimin e bisedimeve intensive për këto çështje.
Sipas informacioneve të marra nga burimet të cilat morën pjesë në takim, kanë përfunduar takimet mes delegacioneve të Turqisë, Rusisë, Iranit, regjimit të Bashar al Asadit dhe delegacioneve ushtarake opozitare.
Palët ranë dakord për një njoftim të përbashkët.
Në takim u diskutua detajisht për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve.
Por, meqë në takim nuk u arrit një rezultat, palët ranë në dakord që në tekstin e deklaratës së përbashkët të përfshihen disa dispozita për vullnetin e vazhdimit të punimeve për këto çështje.
Me propozimin e Rusisë, shtetet garantuese morën vendim për të vlerësuar çështjen e organizimit të një kongresi ndërkombëtar për dialog mes sirianëve.
Burimet njoftojnë se ende nuk është marrë vendimi për organizimin e kongresit dhe se do të vazhdojë shkëmbimi i ideve për këtë çështje.
Pritet që takimet e Astanës të përfundojnë për një kohë të shkurtër dhe që ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov të lexojë deklaratën e rezultateve të këtyre takimeve./Rtv Islam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit