-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thirrje për t’u ndjerë të lumtur (1/2)

Më të lexuarat

Nga: Dok. Aid el Karni

Thirrje për t’u ndjerë të lumtur (1/2)

1. Buzëqeshja: buzëqeshja magjepsëse është kapari i miqësisë dhe karta e identitetit; lëshoje atë në fytyrën e vëllait tënd në çastin më të parë dhe pa u luhatur, sepse t`i buzëqeshësh vëllait tënd duke e parë në fytyrë, konsiderohet sadaka; me të ti arrin të blesh miliona zemra dhe njerëzit nuk e harrojnë atë qeshje vezulluese sa të jesh gjallë, pasi në të gjendet shpresa, besimi, dhembshuria, dashuria dhe optimizmi.
2. Fjala e mirë: fol qetësisht, me butësi dhe brishtësi, zgjidh fjalët e marrëveshjes dhe paqes, lavdëroje shokun tënd dhe lutu për të, ruaje veten nga fjalët kryelarta, dominuese, tallëse dhe përçmuese, pasi ato janë rruga e rrëzimit dhe rrënimit, me to e kapitullon reputacionin tënd, e shkatërron stadin tënd dhe shndërrohesh në burim urrejtjeje, zemërimi dhe sharje.
3. Modestia: jeta është e shkurtër dhe të gjithë ne do shndërrohemi në dhé. Duke e ditur se origjina jonë është nga i njëjti baba dhe e njëjta nënë, ne nuk na avancojnë dhuntitë tona, pasi vetëm Allahu është Ai që na avancoi në to. Frenoje veten dhe tregohu modest, ule kokën para Zotit të lavdisë dhe plotfuqisë. O njeri! Ti je nga dheu, ecën mbi dhé e varrosesh në dhé. Prandaj mos kërko të dukesh mbi njerëzit e tjerë,  se kanë për të të përçmuar dhe urryer. Jepu atyre shans të gëzohen për arritjet e tyre, dhurojua pranimin tënd, modestinë tënde, që të jesh tek ata më i dashur se fëmijët e tyre.
4. Përmbaju altruizmit: fisnikët u japin prioritet të tjerëve kundrejt vetes së tyre, ushqimi yt në barkun e tjetërkujt është më i shijshëm se në barkun tënd, rroba jote në trupin e tjetrit është më e bukur se në trupin tënd. Mos domino mbi sendet, shpenzoje çehren, pozitën, ushqimin, mallin dhe kohën tënde për njerëzit, në rrugë të Allahut. Kështu ti do të jesh më i lumturi.
5. Dëgjoje më kureshtje bashkëbiseduesin: bëja veshin pipëz atij që po të flet, përqendrohu tek ai dhe dëgjoje me vëmendje nëse të flet, mos u merr me gjë tjetër ndërkohë që tjetri të flet, dhuroja atij vështrimin dhe dëgjimin tënd, derisa të ta thotë krejt atë që ka për të të thënë. Dije se vetëm duke e dëgjuar me vërejtje, do ta robërosh shpirtin e tij dhe do marrësh konsideratën e tij. Ti ke një gjuhë të vetme dhe dy veshë, pra dëgjo shumëfishin e asaj që flet, lëri shokut tënd shans të flasë rreth vetes së tij, lëre atë ta shkarkojë energjinë dhe ngarkesën e fjalës nga vetja e tij.
6. Duhet që të falësh: fali njerëzit, varrosi gabimet e tyre, harroji të këqijat e tyre dhe kaloje në heshtje sharjen e tyre, që zemra jote të kullohet dhe të fitosh mijëra zemra, të arrish amnistinë e Allahut dhe faljen e Tij. As mos e ço ndërmend hakmarrjen dhe mos bëj monolog me veten për kompensim. Jeta është shumë e shkurtër dhe Allahu e do faljen. Nëse ti i fal robërit e Tij, edhe Ai të fal ty.
7. Komuniko me atë që është shkëputur nga ti: është një gjë e bukur të komunikosh me dikë, që është i lidhur me ty, por më e bukura dhe më e mrekullueshmja është të komunikosh me atë, që është shkëputur prej teje, sepse kësisoj ti verifikon dëlirësinë e shpirtit tënd, pastërtinë e brendisë tënde dhe tregon se je i meritueshëm për mirësitë që Allahu ka zbritur mbi ty. Provo të komunikosh dhe lidhesh me atë, që sillet thatë me ty dhe do ta shohsh, se do të gjesh tek ai një shok të vërtetë. Urrejtja e tij do shndërrohet në dashuri rrjedhëse dhe kompliment të parfumuar e ti ke për t’i vjelë frytet.
8. Jepi atij që të privon: mos i trajto ndjenjat, dhuratat dhe donacionet lidhur me njerëzit me standardin e shitblerjes, as me kandarin e fitimit dhe humbjes, por trajtoi me fisnikëri dhe mirësi. Atij që të privon nga diçka, jepi ti nga ana jote, atij që tregohet koprrac me ty, bëji favor nga ana jote, që të arrish shpërblimin, komplimentin e bukur, kompensimin në zbukurimin e shpirtit, shëndetin e trupit dhe frenimin e të keqes së armiqve.
9. Fale atë që të ka bërë padrejtësi: fale atë që sillet padrejtësisht me ty. Merrja armën e vet nga dora, thyeja shkopin e tij, ktheja shpatën në mill, bëje që të bëhet pishman e të ndihet fajtor, sillu në atë mënyrë, që ai të kërkojë të fitojë pëlqimin tënd dhe ta kërkojë me ngulm pajtimin me ty. Kur ti e fal atë që të ka hyrë në hak, kjo përbën për ty një fitore të qartë dhe triumf të skajshëm. Urime nëse tregohesh falës dhe tolerant.
10. Largoju përgojimit: përgojimi është cofëtinë e dekompozuar, moral i ulët dhe cilësi e pështirë. Ruaje gjuhën tënde prej saj, pastroje gojën tënde nga nëpërkëmbja e nderit të njerëzve, mos i ha mishrat e njerëzve pasi ato janë të helmatisura, mos i përmend njerëzit ndryshe, përveçse për mirë, mos gërmo për të metat e tyre, mos u gëzo nga shkarjet e tyre dhe mos i publiko gabimet e tyre, sepse kështu do të jetosh në paqe dhe siguri.
11. Mos mbaj dinamit në xhepa: boshatisu nga urrejtja dhe armiqësia, laje zemrën tënde me drejtësi, që të shëtisësh në xhenetin paraprak të qetësisë dhe prehjes, të jetosh në pajtim me veten dhe njerëzit. Mos e bëj zemrën tënde një rrënojë, që strehon brenda vetes akrepa dhe gjarpërinj, por bëje atë parcelë lulesh, frutash, zogjsh dhe lumenjsh.
Biseda vazhdon…
Perktheu: Altin Torba

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit