-2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Thirrje Mijanmarit që të lejojë qasje humanitare në Rakhine

Më të lexuarat

YANGON (AA) – Ambasada turke në Mijanmar është në mesin e 14 misioneve të huaja diplomatike, të cilat bashkarisht të premten kërkuan nga autoritetet e vendit që të përmirësojnë menjëherë kushtet për qasje të ndihmave humanitare në zonat në kufirin perëndimor me Bangladeshin, të cilat u shkatërruan në përleshjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga 9 tetori, kur kryengritësit e armatosur vranë nëntë policë në kufi, autoritetet kanë mbyllur zonën Maungdaw në veri shtetit Rakhine, ku jeton kryesisht popullata muslimane Rohingya. Që atëherë, i është ndaluar qasja organizatave të ndihmës humanitare dhe gazetarëve të pavarur, ndërsa ushtria po kryen operacionet e spastrimit.

Grupi i avokimit, i cili përfaqëson Rohingya pretendon se rreth 400 muslimanë Rohingya janë vrarë në operacionet ushtarake, ndërsa Mijanmari thotë se beëhet fjalë për 91 të vrarë, prej të cilëve, 17 ushtarë dhe 74 sulmues “të dyshuar”, duke përfshirë edhe katër persona të cilët dyshohet se kanë vdekur gjatë marrjes në pyetje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit