Një vrasje ka ndodhur sot në Pejë rreth orës 13:15, ku një 60 vjeçar ka mbetur pa shenja jete si pasojë e therjes me thikë nga dy persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:15, në rrugën ‘Hysen Hykaj’ në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë. Nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi për Telegrafin.
Ai bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare.
Sipas tij, dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe po intervistohen.