8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia kufitare izraelite vret dy sulmues palestinezë, plagos të tretin

Më të lexuarat

Dy palestinezë janë vrarë dhe i treti është plagosur rëndë më 7 maj, pasi kanë shtënë me armë zjarri drejt bazës së ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Policia kufitare izraelite ka thënë se të tre personat kanë shtënë afër bazës në qytezën Jenin.

Garda ka qëlluar për vdekje dy prej sulmuesve dhe i treti është në gjendje kritike dhe është evakuuar në spital.

Ndaras, policia izraealite ka thënë se ka arrestuar 15 persona pas përleshjeve në lindje të Jerusalemit, pasi janë hedhur gurë drejt zyrtarëve dhe makinave në lagjen Sheikh Jarrah.

Raportimet për dhunë vijnë në kohën e rritjes së tensioneve për lindjen e Jerusalemit, ku dhjetëra palestinezë rrezikojnë të dëbohen, pas një beteje ligjore me izraelitët.

Si palestinezët, ashtu edhe izraelitët pretendojnë se gëzojnë pronësinë e atij territori.

Protestuesit palestinezë janë përleshur me policinë atje gjatë natës javëve të fundit.

Dëbimet e detyrueshme të palestinezëve kanë provokuar vazhdimisht protesta, disa prej tyre edhe të dhunshme.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Izraelit për një rast që përfshin katër familje palestineze pritet të merret gjatë kësaj jave.

Për disa ditë, mbështetësit e familjeve janë takuar në lagjen Sheikh Jarrah për iftar nëpër ambiente të jashtme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit